Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me arrestimin shtetasit turk Faruk Fatih Özer, i cili ishte shpallur në kërkim nga Turqia për mashtrim.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Çuçi shkruan se arrestimi i këtij shtetasi tregon rritjen e punës së policisë kriminale shqiptare.
Sakaq shton se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj krimit të organizuar.
“Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar!”, ka shkruar ai.