Një vatër zjarri është regjistruar në Tiranë, duke e mbuluar kryeqytetin me tym të zi.
Burime për median bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë një fabrikë sfungjerësh në zonën e Kinostudios.
Raportohet se zjarri është i përmasave të mëdha dhe se në vendngjarje ndodhen një numër i madh zjarrfikësesh.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.08.2022, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një magazinë me materiale sfungjeri dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.