Qeveria tenton të rikthej bastet sportive, opozita i del kundër, Tabaku: Si do e justifikosh që të ndryshoi mendja

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me aktivitetin e lojërave të fatit që tashmë duket se qeveria po bën përpjekje për ta rikthyer.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Tabaku shkruan se kryeministri Edi Rama prej datës 1 janar të vitit 2019 ‘premtoi’ se qeveria nuk do të japë licenca të reja për këto aktivitete.

‘Njeriu që citonte Kuranin për të këqijat e basteve ka lajmëruar diskutimin për rihapjen e tyre. Jam kurioze të di si do ia justifikoje të tijve ndryshimin e mendjes?! Po shqiptarëve që në tetor 2018 u tha se gjithë pronarët e basteve qenë kriminelë?! Çka ndryshuar nga dje?!’, shkruan ajo.

Kujtojmë se prej datës 1 janar në vend nuk u ngrit më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar në Shqipëri.

Vlen për t’u theksuar se ka ende biznese se operojnë online, në mënyrë të fshehtë duke mos paguar taksa.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *