I dërguari britanik për Ballkanin Perëndimor nesër do të jetë në Beograd

 

I dërguari special britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, nesër do të vizitojë Beogradin, ku do të bisedojë me zyrtarët më të lartë të Serbisë.

Peach, për të cilin kjo do të jetë vizita e dytë zyrtare në Beograd, fillimisht do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç , e më pas me kryeministren, Ana Brnabiç.

 

Pritet që tema kryesore e bisedës të jenë negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, situata në Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Britanisë së Madhe.

 

Peach, i dërguari i parë special i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, u emërua në këtë post në dhjetor 2021.

 

Ai e vizitoi Beogradin në shkurt të këtij viti, kur foli me Vuçiçin, Brnabiçin, patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe Porfiri dhe përfaqësues të shoqërisë civile, mediave dhe partive opozitare.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *