Atentati i tretë ndaj biznesmenit Mikel Harizaj nga Vlora ka dështuar.
Burime për median bëjnë me dije se Harizajt i është vendosur një sasi lënde shpërthyese prej 900 gr në një prej godinave në pronësi të tij. Raportohet se tritoli nuk ka shpërthyer për shkak se ka dështuar ndezësi i tij, duke bërë që të shmangej një ngjarje e rëndë kriminale.
Kujtojmë se në 7 janar të këtij vitit, biznesmenit i është vendosur një sasi eksplozivi në automjet.
Ndërkohë atentati tjetër ka ndodhur në 30 dhjetor të vitit 2021.