Siguria ushqimore është një ndër problematikat më shqetësuese për konsumatërt shqiptarë, të cilët ndër vite ndjehen të pasigurt për produktet që konsumojnë dhe përpiqen që një pjesë të mirë të blerjeve ta bëjnë përmes njohjeve.
Pavarësisht rëndësisë që i është kushtuar në vite kësaj çështjeje dhe kontrolleve të vazhdueshme nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, rastet e herëpashershme të shkeljeve të konstatuara, tregojnë se ende nuk jemi në nivelin e duhur dhe që siguria ushqimore në vend kërkon një qasje tjetër.
Për këtë arsye, Ministria e Bujqësisë, ka hedhur për konsultim draftin “Politika Kombëtare Shqiptare për sigurinë Agro-ushqimore” ku synohet ti jepet më shumë priroritet kësaj problematike. Në dokument theksohet se siguria e ushqimit, e cila nis me ushqimin e kafshëve, shëndetin e bimëve dhe të kafshëve është jetike për rritjen dhe transformimin e sektorit të bujqësisë në Shqipëri dhe mund të kontribuojë pozitivisht në integrimin e Shqipërisë në tregjet rajonale, tregjet e Bashkimit Evropian dhe ato ndërkombëtare. Zgjerimi i tregjeve vendore dhe ndërkombëtare mund të ndikojë ndjeshëm në rritjen ekonomike dhe prosperitetin në të gjithë sektorin agro-ushqimor. Politika Kombëtare e Sigurisë Agro-Ushqimore synon një qasje bashkëpunuese dhe integruese për forcimin e pajtueshmërisë dhe rregullimin e sektorit agro-ushqimor.
Plani parashikon një bashkëpunim më të gjerë të disa institucioneve shtëtërore dhe agobiznesit me qëllim arritjen e synimit kryesor, si dhe parashikohet fuqizim dhe akreditim i mëtejshëm i laboratorëve për kryerjen e analizave të produkteve ushqimore; kontrolle në subjekte në bazë të riskut dhe konsistencë në zbatimin e legjislacionit ushqimor. Sipas draftit, do të sanksionhet me ligj që të gjitha organet përkatëse që kanë detyrim garantimin e sigurisë ushqimore të kenë plane kontigjencash funksionale për menaxhimin e krizave në rast të sëmundjeve të kafshëve, bimëve apo shpëethime sëmundjesh në ushqime. Plani parashikon gjithashtu fuqizimin e rrjetit të inspektorëve të cilën bëjnë kontrolle në agrobiznese në bazë të rriskut./ SCAN