Janë zbardhur detaje të tjera në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi ditën e sotme në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku vëllai vrau me armë vëllain dhe kunatën e tij, pas disa konfliktesh që kishin mes tyre për pronësinë.
Viktimat janë bashkëshorte me njeri-tjetrin me mbiemër Muskurti me origjinë nga Dibra dhe janë vrare brenda prones qe menaxhonin.
U mësua se viktimë ka mbetur Dritan Muskurti, ndërsa nuk dihet ende emri i bashkëshortes së tij.
Ngjarja ndodhi në rrugën Islam Alla. Mësohet se krimi ndodhi brenda një agjencie turistike, ku trupat e pajetë ndodhen ende në skenën e krimit.
Fill pas krimit te rende autori i ngjarjes eshte larguar nga vendi i ngjarjes.