Berisha: 47% e shqiptarëve janë të varfër

Kryetari i PD, z. Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim me ekspertë, përfaqësues të biznesit dhe familjarë në lidhje me konsumin, çmimet e larta dhe përballja e shqiptarëve me listat e ushqimeve.

Berisha ka deklaruar se është shtuar varfëria, teksa sipas tij regjistrohen si të varfër 47% e popullsisë. Po ashtu ai deklaruar se borxhi publik, është kërcënimi më i madh pas braktisjes  së vendit nga rinia.

“Sot ka shqiptarë që marrin më pak se një dollarë në ditë. Varfëria ekstreme është mjerimi, ishin 15 mije familje të varfëra, tani janë 50 mijë. Varfëria prek 47% të shqiptareve.

Dëshmia për këtë është falimentimi 106 mijë biznese. Janë sirenat e listëve në dyqane. Janë borxhet e familjeve tek miqtë dhe të afërmit e vet, por këto familje nuk kanë vetëm këtë borxh.

Krahas borxhit që ka marrë, ka një borxh të dytë të tmerrshëm. Ky borxh do të thoshte Edi Rama në 2013 ishte 2 mijë euro, sot është 20 mijë euro. Ky borxh krahas largimit të rinisë  nga vendi, shënon rrënimit më të fuqishëm të së ardhmes së shqiptarëve. Çfarë iu lamë ne pasardhëse? Ju lamë një borxh të tmerrshëm”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *