Kohët e fundit Einxhel Shkira është shumë aktive në rrjetet sociale, ditën e sotme ajo ka postuar në Instagram dy foto ku ka shkruar ‘Engjëll’. Postimi i moderatores u prit shumë mire nga shumë ndjekës por kishte edhe nga ato që ishin disi kritik.
Një komentues i ka shkruar Einxhel: “Zemër me këtë shtatzëni aq të madhe e keni bërë punën, sikur je e vetmja në botë shtatzënë“. Komenti nuk i ka shpëtuar Einxhel e cila ka reaguar e revoltuar.
“Pse a mos je gjë edhe ti përveç meje? Për veten time e vetmja jam dhe për mua shumë e madhe është se nuk lind çdo muaj. E nëse ty të duket gjë e vogël të jesh shtatzënë atëherë po më dhimbset jot ëmë që të ka mbajt 9 muaj në bark e të ka rritë sa një gomar për me i bë këto komente një vajze shtatzënë’’.