Për ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Bashkimi Evropian është më i gatshëm se kurrë për të vazhduar me procesin e zgjerimit kjo pasi që arkitektura gjeopolitike në glob ka ndryshuar pas agresionit rus në Ukrainë.
Sipas kryediplomatit sllovak, vendet si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, të cilat rishtazi kanë fituar statusin kandidat, janë shumë më të përkushtuar se vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt bllokut evropian.
“Shtetet e Ballkanit Perëndimor, në ditët e sotme ankohen për gjithçka përveç vetes, Ata besojnë se gjeopolitika dhe inercia do t’i çojë në Bashkimin Evropian e jo reformat dhe puna e palodhur”, ka thënë Lajçak në njërën nga panelet në kuadër të Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë.
Sipas Lajçak, momenti për anëtarësim ekziston dhe një gjë e tillë nuk do të zgjasë përgjithmonë, prandaj nëse një gjë e tillë nëse nuk shfrytëzohet nga ana e tyre fajtorë nuk do të jetë BE-ja.
“Agresioni rus ka ndryshuar rendin botëror, se nuk dihet se si do të jetë në të ardhmen, por se është vendimtare që BE-ja të jetë një nga aktorët kryesore, të ulet në tryezë, jo të jetë në meny”.
“Agresioni rus në Ukrainë tregoi se zgjerimi është një proces politik dhe jo teknik. Nëse edhe pas 5 vjetësh do të jemi ende të preokupuar me Ballkanin Perëndimor, do të thotë se nuk jemi aktor gjeopolitik”, ka shtuar ai.