Manchester City kërkon t’i rrëmbejë një tjetër “yll” Borussias së Dortmundit pas Erling Haaland. Citizens janë shumë pranë transferimit në “Etihad” të Manuel Akanjit, i cili është në vitin e fundit të kontratës në “Signal Iduna Park”.
Qendërmbrojtësi 27-vjeçar do të përforconte prapavijën e kampionëve në fuqi të Premier League, ku luajnë gjithashtu emra të tillë si John Stones, Rúben Dias, Aymeric Laporte dhe Nathan Aké. Dy të fundit janë të lënduar, ndaj drejtuesit e City-t kanë studiuar blerjen e Akanjit.
Negociatat janë në rrugën e duhur dhe qendërmbrojtësi mund të bëhet nënshkrimi i pestë i Manchester City-t këtë verë në orët e ardhshme.
Sipas “The Athletic”, të dy klubet shpresojnë të arrijnë një marrëveshje që do të kalonte 17 milionë e gjysmë euro. Akanji është zviceran dhe ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me klubin gjerman.