SHBA-të planifikojnë t’i shesin Tajvan-it një miliard dollarë armatime

Administrata Biden planifikon t’i kërkojë zyrtarisht Kongresit Amerikan që të miratojë shitjen e armëve prej rreth 1.1 miliardë dollarësh për Tajvanin.

Kjo e fundit, përfshin 60 raketa kundër anijeve dhe 100 raketa ajër-ajër.

Lajmi u bë i ditur nga “Politico”, duke cituar tre burime që janë të njohur drejtpërdrejt me paketën.

Zhvillimi vjen pasi Kina vazhdon të dërgojë anije luftarake dhe avionë në ngushticën e Tajvanit në baza ditore.

Disa javë më parë kryeparlamentarja amerikane Nancy Pelosi vizitoi ishullin dhe dënoi përpjekjet e Pekinit për të izoluar dhe frikësuar Tajvanin.

Në përgjigje të vizitës së Pelos-it, Pekini filloi stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë dhe të paprecedenta rreth Tajvanit që përfshinte një sulm me raketa në ishull për herë të parë.

Paketa, ende në fazat e saj të hershme, përfshin 60 raketa AGM-84L Harpoon Block II për 355 milionë dollarë, 100 raketa taktike ajër-ajër AIM-9X Block II Sidewinder për 85.6 milionë dollarë dhe 655.4 milionë dollarë për zgjerimin e survejimit me radar.

Raketat Sidewinder do të armatosin luftarakët F-16 të prodhimit amerikan të Taipeit.

Sapo administrata Biden të zyrtarizojë njoftimin, udhëheqësi demokrat dhe republikani kryesor në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit dhe në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve do të duhet të nënshkruajnë shitjen përpara se të finalizohet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *