Atentatet mafioze që kanë ndodhur kohët e fundit në vendin tonë është tema e sotme e emisionit “Open”.
Gazetari i kronikës Ferdinad Dervishi, tha se, këto ngjarje vijnë si pasojë e konflikteve që nisin që jashtë shtetit.
Ai tregoi dhe një rast konkret duke tronditur opinionin me mënyrën se si janë të organizuara grupet kriminale në Elbasan, duke punësuar edhe të rinj të papunë që t’u shërbejnë si informatorë.
Duke iu referuar disa burimeve të tij konfidencial gazetari Dervishi tha se, pas vrasjes në Elbasan të Everest Çakas, të rinj pjesë e bandave kriminale, lajmëronin në grupet përkatëse se kush ishte dhe si është vrarë.
Ferdinand Dervishi në Open: “Ngjarjet ndodhin gjatë verës, tani nuk është një periudhë e tillë, por ka një të vërtetë. Kohët e fundit po shohim ngjarjet që fillesën e kanë pas jashtë shteti dhe lidhen me trafikun, dhe tregon që grupe shqiptarësh nga më të thjeshtët kanë filluar të kenë hierarki ndër ato më të fuqishmet ndërkombëtare .
Këtë pjesën e heqjes qafe e marrin përsipër shqiptarët, pse në Shqipëri?
Se personazhet , përplaset jashtë shtetit, dhe pastaj vrojtojnë familjet dhe kjo është momenti që ndodh në Shqipëri që shfaqen ne lagjen e tyre.
Një burim i imi më tha se pas vrasjes në Elbasan aty u panë shumë të rinj, agjentë të grupeve që kush është vrarë dhe si është vrarë, secili për hesap të vete lajmëronin grupet e veta. Të rinjtë agjentë të bandave”.
/Burimi: TCH/