Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike planifikon të krijojë një mision të përhershëm në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia. Kështu ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi.
Ekipi i inspektorëve u largua nga Kievi për të arritur në fabrikë dhe për të kaluar “disa ditë” atje. Më parë Grossi kishte raportuar se misioni do të zgjaste deri të shtunën.