Operacion anti-drogë në Greqi, ‘çmontohet’ banda shqiptare

Një operacion  anti-drogë është zhvilluar në Greqi, ku dhe ka nxjerrë në dritë një organizatë shqiptare e cila kultivonte lëndë narkotike (kanabis).

Mediat greke bëjnë me dije se policia ka sekuestruar 2100 bimë kanabisi, një automatik Uzi, dy pistoleta, njëra prej të cilave Glock dhe një automjet Yaris që ishte vjedhur nga një kompani me qira dhe me targa false. Mësohet se në vendngjarje ndodheshin gjashtë shqiptarë, kryesisht të moshës 35-40-vjeç të cilët ishin arrestuar më herët për çështje droge dhe armësh.

Raportohet se droga kultivohej në një vilë në zonën ‘Markopouls’, ku më pas e transportonin në plantacionin e fshehtë në Kriemadi, në Porto Germeno.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *