Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftoi këtë të mërkurë shkarkimin nga detyra të zv.ministrit të Energjisë, Ardi Veliu dhe zv-ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici.
Balluku ndër të tjera shtoi se do të ketë konsultime për dy propozime që lidhen me vendosjen e fashës 800 kWh për familjet shqiptare.
Nisur nga rritja e çmimit të energjisë elektrike, Balluku tha se marrja e masave për të mbrojtur qytetarët është e domosdoshme.
“Është bërë studimi se sa familje preken dhe sa do jetë ky çmim. Mbrëmë në orën 20:00 çmimi në bursën hungareze që i referohemi arriti në 1040 euro për MWh. Mund ta llogarisni vetë sesa është kilovati për orë dhe nëse do ti ekspozonim qytetarët tanë përballë këtyre çmimeve do të ishte e pamundur, megjithatë fasha 800 kWh ka disa propozime nga Operatori i Shpërndarjes dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilat do të diskutohen nga Këshilli i Ministrave për t’u zgjedhur ajo që do të jetë më e mirë edhe për të optimizuar financat e sektorit, por edhe për të diferencuar mburojën sociale që i japim qytetarit për nevojat që një familje sa i përket energjisë elektrike dhe pastaj ata qytetarë që vendosin të shpenzojnë më shumë por që mbetet në diskrecionin e tyre për të paguar një çmim më të lartë”, tha Balluku.