Berat/ U konfliktuan me njeri-tjetrin në një lokal, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar në Berat, pasi janë konfliktuar fizikisht në ambientet e një lokali.

Shtetasit me iniciale M. N., 36-vjeç, K. Ç., 43-vjeç dhe E. A., 18-vjeç janë arrestuar nga uniformat blu pasi kanë kundërshtuar këta të fundit.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti të vazhdueshëm mes disa shtetasve.

U konfliktuan fizikisht për motive të dobëta, në ambientet e një lokali dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, vihen në pranga 3 shtetas.

Procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pasi kanë marrë njoftim se në lagjen “Uznovë”, Berat në ambientet e një lokali po konfliktoheshin disa persona, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në vendin ku po ndodhte konflikti.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit M. N., 36 vjeç, K. Ç.? 43 vjeç dhe E. A., 18 vjeç.

Këta shtetas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, të cilët kanë ndërhyrë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit të përsëritur.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 2 shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt:

  1. K.(A), 23 vjeçe, motra e shtetasit të arrestuar E. A.;
  2. N., 41 vjeç (vëllai i dy shtetasve të tjerë të arrestuar) i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”, pasi më datë 28.08.2022, ka bërë kallëzim shtetasja I. K., 23 vjeçe se 41-vjeçari e përndiqte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *