Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me nisëm për iniciativën e qeverisë për të rikthyer bastet online.
Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kryeministri Edi Rama kërkon të luajë ‘bixhos’ me të ardhmen e vendit.
“Është një delenxhi që me shqetësimin për të ruajtur familjet e shqiptarëve nga këto aktivitete kriminale vendosi atëherë mbylljen e basteve dhe tani gjen gjoja një alibi për të ndihmuar sportin. Kush e pengoi 10 vite këtë të ndihmojë sportin me inceneratorë e shpenzime të fryra? Është thjeshtë për të vendosur monopolin e familjes së tij. Ky është kaq aventurier saqë kujton se mund të luajë në bixhos me të ardhmen e vendit”, tha ai.