Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së ministrisë së Jashtme Bullgare, pasi kjo e fundit e cilësoi reagimin e tij si anti-bullgare.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Rama shkruan se thjesht ka përsëritur të njëjtat gjëra që ka thënë në qershor, ku pohon se Bullgaria ka bllokuar hapjen e bisedimeve për anëtarësim e Shqipërisë në BE.
Postimi i plotë:
Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin e qetë të përgjigjes sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve për anëtarësim e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor.