Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Bajzë të Malësisë së Madhe.
Burime për median bëjnë me dije se sulmi ka qenë në drejtim të një banese por fatmirësisht nuk ka viktima as të plagosur.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.