Shkarkimi i Nanos/ Alibeaj: Situata kriminale në Shqipëri është katastrofike

Deputeti i PD-së Enkeled Alibeaj ka reaguar në lidhje me shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano. Alibeaj shkeuan se situata kriminale në Shqipëri është katastrofike dhe ndërrimet e emrave në kupolën e Policisë së Shtetit nuk ka bërë asnjë zgjidhje.

Gjithashtu ai ka hedhur akuza të forta kundrejtë kryeministri Rama, ku deklaron se ai nuk ka vullnet për të luftuar me krimin dhe tentakulat e tij.

Postimi i plotë:

Situata kriminale në Shqipëri është katastrofike dhe ndërrimet e emrave në kupolën e Policisë së Shtetit nuk mund ta zgjidhin këtë situatë.

Kjo sepse në krye të hallkës së rendit qëndron kryeministri Rama, njeriu që nuk ka vullnet për të luftuar me krimin dhe tentakulat e tij që janë të shtrira në çdo segment të jetës së shqiptarëve.

Vrasjet, ngjarjet e rënda kriminale, telenovelat me emra të kërkuarish nga policia dhe përfshirja e policisë në këto skema, janë tregues i qartë se përgjegjësia është e Edi Ramës. Pa largimin e tij ështe e pamundur që krimi dhe përfshirja e tij në politikë e kudo të marrë fund.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *