Këtë verë kanë qenë të shumta rastet kur persona të ndryshem kanë konsumuar midhje dhe nuk janë ndjerë mirë duke përfunduar edhe me humbje jete.
Një grua në Zelandën e re ka mbetur e paralizuar, pasi hëngri midhjet e mbledhura në plazh.
Gruaja, pa e kuptuar ka gëlltitur helmin paralizues të midhjeve, një biotoksinë natyrale, që prodhohet nga një mikroalgë, e cila mund të kontaminojë molusqet dhe midhjet.
Ngjarja ndodhi në Maketu të Zelandës së Re, në bregun e Gjirit të Plenty në ishullin verior, ndërsa Kim Taia u shpëtua në spital pas 12 orësh paralize.
Pasi u shërua, gruaja donte të ndante përvojën e saj për të paralajmëruar popullatën që të mos hante molusqe të pakontrolluara.
Por të nesërmen ajo u zgjua me dhimbje: “Koka ime filloi të mpihej dhe më merreshin mendtë, nuk mund të flisja qartë dhe pyesja veten se çfarë nuk shkonte, isha e trullosur, por më pas fillova të humbas ndjeshmërinë në duar dhe krahë, ndihesha gjithnjë e më e dobët, frymëmarrja po më ngadalësohej dhe mendova se do të vdisja. Nuk mund të merrja frymë”. Më pas, mjekët arritën ta shpëtonin.
Çfarë është helmi paralizues i midhjeve?
Është shprehja më pak e njohur që tregon STX, ose saksitoksina. Është një toksinë detare e fuqishme e tretshme në ujë, e sintetizuar nga algat mikroskopike, të njohura si dinoflagellate.
STX është një nga fajtorët e sindromës së molusqeve bivalve (ose PSP, akronimi i Paralityc Shellfish Poisoning), i cili shkakton simptoma që variojnë nga ndjesi shpimi gjilpërash dhe mpirje e buzëve deri te paraliza e plotë e frymëmarrjes, me një prognozë të dobët. Dhe, në raste të rënda, mund të jetë vdekjeprurëse.