Euro vijon të këmbehet në nivelin më të ulët historik të saj. Nëse para dy muaj këmbehej në tregun valutor me 120 Lekë, aktualisht ka zbritur në 116.8 Lekë.
Priza.al ju sjell në vëmendje këmbimin valutor për të gjitha monedhat, të cilat po ashtu kanë pësuar rënie:
- Dollari amerikan blihet me 116 lekë dhe shitet 117.5 lekë;
- Paundi britanik sot blihet me 135.3 lekë, dhe shitet me 137.5 lekë;
- Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 118.8 lekë, shitet me 120.6 lekë;
- Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 88 lekë dhe shitet me 90 lekë.