Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me rastet e infektimeve në vend.
Mësohet se kanë rezultuar pozitivë 335 qytetarë, prej 1200 testimeve të kryera.
Fatkeqësisht një persona ka humbur jetën, ndërsa po marrin trajtim 15 pacientë.
Njoftimi i plotë:
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1200 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 335 qytetarë, në këto bashki:
119 në Tiranë, 28 në Shkodër, 16 në Vlorë, 15 në Fier, 14 në Durrës, 11 në Gjirokastër, nga 9 qytetarë në Lushnje, Devoll, nga 8 qytetarë në Krujë, Divjakë, Sarandë, 7 në Kamëz, nga 6 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Korçë, Berat, Gramsh, nga 5 qytetarë në Mallakastër, Peqin, nga 4 qytetarë në Himarë, Dimal, nga 3 qytetarë në Pukë, Vorë, Pogradec, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Mat, Dropull, Këlcyrë, Tepelenë, nga 1 qytetar në Kukës, Lezhë, Dibër, Roskovec, Patos, Përmet, Memaliaj, Maliq, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Elbasan, Librazhd.
Janë 3,090 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Librazhdi 71 vjeç. Janë shëruar 363 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 321,533 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (31 Gusht 2022)
- Raste të reja ditore 335
- Të shëruar në 24 orë 363
- Të shtruar në spitale 15
- Humbje jete në 24 orë 1
- Testime ditore 1200
- Testime totale 1,962,201
- Raste pozitive 328,206
- Raste të shëruara 321,533
- Raste Aktive 3,090
- Humbje jete 3,583
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 1,459
- Fier 318
- Shkodër 229
- Elbasan 213
- Durrës 196
- Korçë 186
- Vlorë 152
- Gjirokastër 119
- Berat 92
- Lezhë 61
- Dibër 53
- Kukës 12