Gazetari zbulon të pathënat e atentatit në Vlorë: Bledar Birçaj ka qenë drejtor banke

Bledar Birçaj që u vra në Vlorë, ka qenë drejtor banke. Gazetari Jul Kasapi, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka zbuluar detajet e pathëna të atentatit. Viktima në makinë ka qenë i shoqëruar nga dy persona të tjerë, të cilët i kanë shpëtuar mrekullisht plumbave. Nga momenti i ekzekutimit, shikohet qartë edhe një lëvizje në derën e pasme të automjetit që hapet, disa sekonda pasi polici i anti-drogës del nga automjeti dhe largohet. Gazetari tha se viktima ka punuar si drejtor banke para disa vitesh, dhe filiali i asaj banke kishte rënë pre e grabitjes. Pas atij momenti, Birçaj u pushua nga puna.

“E dini ju që Bledar Birçaj ka qenë drejtor banke? Banka është vjedhur dhe viktima është pushuar nga puna. Personi tjetër është një analist kredie. Edhe kjo histori është një çështje droge. Se si ka mundësi që një agjent i antodrogës është në makinën e ….”, u shpreh gazetari Kasapi, duke iu referuar vrasjes në mes të Vlorës, kur në makinën e Birçajt në momentin e atentatit ndodhej edhe një agjent krimesh.

Sipas tij, vrasësit e Birçajt janë persona të njohur të zonës.

“Ajo që policia dyshon është që të dy personat janë të zonës, largimi i tyre është bërë në By Pass i Vlorës dhe aty ka një rrjet degëzimesh dhe ato i njohin mirë. Vetëm dy raste ku makina nuk është gjetur. Është ky, dhe rasti i vrasjes së Harizajt në Durrës që nuk u gjet kurrë makina”.

40-vjeçari Bledar Birçaj u vra në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 30 herë, ndërkohë që në trupin e viktimës mendohet se janë konstatuar deri në 7 plumba duke e lënë të vdekur në vend.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *