Papa Françesku gjithmonë në deklaratat e tij ka shprehur qëndrimin kundër dënimit me vdekje.
Në një deklaratë të tij së fundmi ai ka thënë se Dënimi me vdekje duhet të hiqet në çdo vend të botës.
Për Atin e Shenjtë, dënimi me vdekje cënon paprekshmërinë dhe dinjitetin e personit nuk u ofron mundësi viktimave, por ushqen vetëm hakmarrjen.
“Të lutemi që dënimi me vdekje i cili cënon paprekshmërinë dhe dinjitetin e personit të hiqet në ligjet e të gjitha vendeve të botës”, ka thënë Papa Françesku, duke shtuar: “U kërkoj të gjithë njerëzve me vullnet të mirë të mobilizohen për të marrë iniciativën për heqjen e dënimit me vdekje në të gjithë botën”.