Parada ushtarake dhe spektakël fishekzjarresh, Talebanët festojnë “ditën e lirisë”

Prej një viti, Afganistani ndodhet nën pushtetin e Talebanëve, të cilët arritën të merrnin pushtetin pas largimit të forcave amerikanë nga vendi.

Për të festuar këtë përvjetor, xhihaditët organizoi parada ushtarake, duke i treguar botës “muskujt”, e po ashtu shpalosën një spektakël fishekzjarrësh.

Ushtarët e xhihadit janë fotografuar duke mbajtur armë dhe duke valëvitur flamujt e tyre të bardhë, ndërsa një sërë raketash, raketahedhësish dhe automjete ushtarake parakalonin në qytetet e vendit.

Parada u mbajt në bazën ajrore të Bagram, që shërbeu si qendër kontrolli për trupat e udhëhequra nga SHBA gjatë luftës 20-vjeçare kundër milicisë islamike dhe nëpër rrugët e Kabulit.

Ku ata kryen dhe një sërë manovrash stërvitore me armët, ndërsa fishekzjarrëtndriçonin qiellin.
Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha: “Fishekzjarrët me ngjyra të ndryshme dhe të bukura do të mbahen për të shënuar Ditën e Lirisë”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *