Mjeku psikiatër bën thirrjen nga protesta: Djemtë po rriten keq, duhet ndryshim social

Nga protesta që po mbahet në këto momente, mjeku psikiatër Neli Dojmi ka deklaruar se djemtë shqiptarë po rriten keq.

Gjithashtu ia tha se protestat duhet të sjellin një ndryshim social të vendit.

“Jam Neli Dojmi, jam bashkëshort, djalë, babai i dy djemve dhe e një vajze, jam mjek psikiatër. Është një çështje dashurie ndaj njerëzimit, kafshëve, planetit. Ata njerëz që sulmojnë gratë, përdhunojnë gratë, po ti shohim më thellë, do gjejmë këto mungesa. Në këtë specifikë, e kam shprehur dhe në media, le të fokusohemi këtu. Djemtë rriten keq fatkeqësisht me atë epopenë e një princi që do të bëhet mbret në të ardhmen, që ka të drejtë që bëjë ça të dojë. Këto janë farat e asaj gjëje që duhet të sjellë ndryshimin, protestat. Ky ndryshim në këtë realitet social, shpesh herë të bën pesimist. Kur dëgjojmë raste të tilla, ndihem keq.”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *