Plagosi veten me thikë, humb jetën 54-vjeçarja në Durrës

Një 54- vjeçare nga Durrësi  me iniciale A.D.  ka humbur jeten si pasojë e plagëve që i shkaktoi vetes me mjet prerës (thikë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:15, ka shkuar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasja A. D., 54 vjeçe, banuese në lagjen nr. 17 Durrës, e cila dyshohet është vetëplagosur  me mjet prerës (thikë). Si pasojë e plagëve  ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *