Berisha komenton shkarkimin e Nanos: Është viktimë, zbuloi lidhjet e krimit me kupolën e vjetër të Policisë

Kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar shkarkimin e Gledis Nano, si viktimë të zbulimit të lidhjeve të freskëta me krimin të Olsi Ramës dhe Bledi Çuçit.

Gjithashtu ai bën edhe një dekjlaratë të fortë kur shkruan se Nano kishte zbuluar lidhje të rrezikshme të ish-drejtorit të Policisë Ardi Veliut dhe kupolës tjeter të policisë me trafikantë droge.

Postimi i Berishës:

Gledis Nano, viktimë e zbulimit të lidhjeve të freskëta me krimin të Olsit dhe Çuçit.

Të dashur miq,

Drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano e hëngri mafia Rama-Çuçi.

Ai u shkarkua pa asnjë shkak direkt madhor. Në mjediset e mafjas shtetërore, gosipi u përhap se Nano iku se kishte zbuluar dhe paditur lidhje të rrezikshme të Ardi Veliut dhe kupolës tjeter të policisë me trafikantë droge dhe shpërblime të mëdha prej tyre.

Mirëpo, burime tjera të thella pohojnë se Nano nuk u largua se zbuloi lidhjet e njohura të krimit të Veliut dhe kupolës tjeter të policisë por atij i kushtoi koken:

1- Afera e Olsi Ramës me Call-center në të cilën qytetarë gjermanë humbën miliona euro në skemë mashtrimi nga call center i Tiranës. Nano po bashkëpunonte në hetimin nga të huajt të kësaj çeshtjeje përvëluese për këndin Rama.

2- Gledis Nano me autoritetet Italiane gjetën se ngarkesa e fundit prej 2,2 ton kanabis është transportuar me anije të klubit të velave të velistit të apasionuar, ministrit të familjes Çuçi. Ndaj dhe mafia Rama-Çuçi e flakën atë si limon të shtrydhur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *