Jupiterin siç nuk e keni parë asnjëherë

Imazhet infra të kuqe të planetit gjigand Jupiter, tregojnë atmosferën e tij si kurrë më parë. Observatori në Hawaii, Gemini North, dhe teleskopi hapësinor NASA Hubble fotografuan planetin më të madh në sistemin diellor me infra të kuqe dhe me ultraviolet, duke zbuluar detaje të atmosferës së gjigandit.

Këto pamje zbulojnë një sërë detajesh të tipareve atmosferike, të tilla si Njolla e Madhe e Kuqe, super stuhitë dhe ciklonet e mrekullueshme që shtrihen nëpër diskun e planetit. Kjo i lejon shkencëtarët të mbledhin njohuri të pa disponueshme më parë.

Në rastin e Jupiterit, planeti ka një pamje jashtëzakonisht ndryshe nga këto vëzhgime. Një nga ato është Njolla e Madhe e Kuqe, sistemi i stuhisë së planetit, i cili është aq i madh sa mund të gëlltisë tërë Tokën.

Vëzhgimi i Njollës së Kuqe të Madhe jep surpriza të tjera, sipas astronomëve në observator. Regjioni i errët në imazhin infra të kuqe është më i madh se ovali i kuq përkatës në imazhin e dukshëm. Kjo mospërputhje lind sepse struktura të ndryshme zbulohen nga gjatësi vale të ndryshme.

Burimi i lajmit: DailyMail. Përshtati: Priza.al 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *