Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua me 80 plumba Kamer Idrizi në Butel të Shkupit, Maqedoni. 43-vjeçari, emër i njohur për policinë për precedentët e mëparshëm penalë. Ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë në rrezik për jetën është edhe një 22-vjeçar me iniciale E.I. i cili ndodhej në makinë me Idrizin në momentin e atentatit. Media maqedonase “Ina” raporton se ai ka marrë 6 plumba dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve. Në drejtim të automjetit të viktimës janë qitur më shumë se 80 plumba. Kamer Idrizi kishte qenë në qendër të mediave vendase në vitin 2019 kur disa persona të maskuar qëlluan në drejtim të tij në një hotel në Shkup.
Pak kohë më parë, Idrizi kishte humbur dhe të vëllanë. Në një status në rrjetet sociale të bërë më herët, ai kishte shkruar disa fjalë prekëse në përvjetorin e lindjes së të vëllait.
Postimi i tij
Ditën e filloj me ty, natën e mbaroj me ty, çdo gëzim e ndaj me ty, çdo hall e qaj me ty, çdo sukses e arrij me ty, çdo pikëllim e kaloj me ty. Ngado që të shkoj ti je pran mua ngado që të shkoj e di ti s’më le vetëm kur mua, çdo ditë të jetës time kur zgjohem në mëngjes shikoj foton tënde dhe të përshëndes.
Tash po të shikoj ty edhe pse tkam tatu, të kam thell në zemër e di që je tum ndëgju,vëllau yt i vogël ditëlindjen do me ta uru e sa të ket jetë Kameri ditëlindjen tënde ka me festu. Enver.