Shtohet tensioni Greqi-Turqi, në “lojë” hynë sistemet raketore S-300 dhe NATO

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë janë tensionuar sërish.

“Ankaraja nuk do të largohet nga Greqia”. Ky është artikulli i botuar në versionin online të gazetës turke ‘Sabah’. Sipas këtij artikulli, Turqia është shqetësuar nga sistemet raketore S-300 TË Greqisë. Madje, kjo çështje mund të shkojë edhe në NATO.

Mediat greke shkruajnë se “Turqia do t’i kërkojë qeverisë së Athinës të japë llogari për sulmin S-300. Ngacmimet greke do të përfshihen në axhendën e NATO-s.

Dosjet dhe të dhënat nga radarët do t’i dërgohen OKB-së, Sekretariatit të Përgjithshëm të NATO-s dhe ministrive të mbrojtjes të vendeve anëtare të aleancës”, shkruan Sabah.

Shkrimi vijon duke argumentuar se qëllimi i Ankarasë është t’u zbulojë SHBA-ve dhe vendeve aleate:

“Veprimet e paligjshme të Greqisë” me përdorimin aktiv të sistemit S-300 kundër luftëtarëve turq që kryejnë misione të NATO-s në Egje dhe Mesdheun Lindor.

Protothema shkruan se publikimi i këtij artikulli paraqet deklaratat e fundit provokuese të presidentit turk Tajip Erdogan, i cili akuzoi Greqinë për veprime armiqësore që vënë në pikëpyetje kohezionin e NATO-s, duke i kërkuar Aleancës: “të mos heshtë ndaj kësaj paligjshmërie”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *