Është zbardhur dëshmia e Arsen Muskurti, i cili dy ditë vrau më parë me pistoletë Dritan Muskurtin dhe Nora Muskurtin, në biznesin e tyre në Myslym Shyr.
Para togave të zeza Arsen Muskurti nuk ka shprehur pendesë për ekzekutimin e Dritan dhe Nora Muskurtit, teksa ka deklaruar se ka bërë shtatë kallëzime në Polici për të vëllanë dhe kunatën. Gjithashtu ai ka theksuar se kallëzimin e fundit e kishte bërë ditën e vrasjes.
“Kam bërë shtatë kallëzime për vëllanë dhe kunatën. Armën e kam patur me leje. Kallëzimin e fundit e kam bërë ditën e vrasjes”, tha autori i vrasjes së Dritan dhe Nora Meskurtit.