Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me nismën e qeverisë për të mbështetur fermerët vendas të cilët kultivojnë grurin në tokat e tyre, duke i shpërblyer me një vlerë prej 30.000 lekë për çdo hektar.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama shkruan se sot ka nisur aplikimi për të përfituar këtë mbështetje, të cilat do të kryhen online në e-Albania.
Postimi i plotë:
Nisin sot aplikimet për të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, për mbështetjen financiare nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë. Deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik
Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor