Këtë të enjte do të zhvillohet ceremonia e përurimit të abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri.
Mësohet se e pranishme do të jetë ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi dhe homologia e saj kosovare, Arbërie Nagavci. Kujtojmë se printimi i abetares në Kosovë ka përfunduar dhe ka filluar të shpërndahet, për të qenë në duart e nxënësve së shpejti. Përsa i përket Shqipërisë ende nuk ka mbaruar printimi i abetares. Lidhur me dialektet që fliten në Shqipëri e Kosovë u tha se ato janë burim i pashtershëm i gjuhës
Ceremonia pritet të organizohet në amfiteatrin e parkut “Ali Podrimja” në Gjakovë.