Abetare e përbashkët Kosovë-Shqipëri/ Kushi: Krenare që gjuha shqipe mësohet kudo!

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka marrë pjesë në përurimin e Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Kushi shprehu vlerësimet e saj në lidhje me arritjen e marrëveshjes, ku theksoi se vogëlushët janë me fat që do mësojnë të njëjtin tekst kudo që janë.

“Jam krenar që gjuha shqipe mësohet kudo. Madje dhe në universitetin e Harvardit. Në kohërat që jetojmë kur teknologjia avancon çdo ditë, sfida për ta ruajtur gjuhën shqipe të pastër e kemi detyrim. Është një sfidë që fillon që prej klasës së parë, aty ku hidhen themelet e para. Ta gëzoni abetaren e përbashkët, ruani shkronjat e arta të gjuhës shqipe. Vogëlushët kanë fatin që të mësojnë të njëjtin tekst kudo që janë”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *