Dyshohet se është vrarë/ Gjendet brenda një makine të djegur trupi i një shqiptari në Brescia

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Brescia, ku është gjetur brenda një makine të djegur një trup i pajetë i një shqiptari nga Kosova.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, viktima mendohet të jetë vrarë në një vend tjetër dhe më pas është transportuar me makinë, të cilës i është vënë flaka për të humbur gjurmët.

Policia e ka identifikuar viktimën, ndërkohë që nuk bëhet me dije emri i tij. Vrasja mendohet të ketë ardhur për pasojë të prishjes së pazareve të drogës.

Makina e djegur i përkiste një shtetasi, i cili disa orë pas ngjarjes e kishte deklaruar atë të vjedhur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *