Kreu i PD, Sali Berisha është duke zhvilluar mbledhje me Kryesinë e Partisë Demokratike.
Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po grabit vendin, duke mos u bazuar në asnjë ligj.
Sakaq shtoi se qeveria është duke përgatitur një katastrofë energjetike në vjeshtë.
“Kur kryeministri vjedh, vjedhja kthehet në sistem. Urrejtja ndaj sistemit është akoma më e madhe. Nuk ka ligj, manul, asgjë që mund të ndalojë Edi Ramën dhe grupin e tij ndaj vjedhjeve të papërmbajtura. Po e trajton Shqipërinë si çifligun e tij. A mundet kur një njeri që për hobin e tij të vendosë 4 mln euro në oborrin e kryeministrisë? Nuk ka asnjë lloj funksion përveç vjedhjes, kërkon të veprojë si të dojë. Ato janë tani një instalacion druri për të shplodhur sytë nga vjedhjet. Vjedhje të tmerrshme po ndodhin me energjinë. Shqiptarët duhet ta dijë se Rama po përgatit katastrofën energjetike”, tha ai.