Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në lidhje me vendimet e qeverisë për shkarkimet në ministri.
Berisha tha se Helidon Bendo tha se ishte i pashkollë, por shkoi direkt tek zyrat e kryeministrit Rama dhe doli drejtor.
Sakaq shtoi se të gjitha këto lëvizje tregojnë rolin e mafies në vend.
“Iku dhe drejtorja e Agjencisë së Luftës kundër larjes së parave. Nuk e njihja atë, ishte një emër formal në atë detyrë. Iku dhe do vihej një militant i PS në mënyrë të tillë që agjencia të kthehej në agjenci të larjes së parave të krimit. Iku edhe drejtori i shërbimit Informativ, lajmi është që nga zyra e Ramës shkon një zëvendës drejtor, Drejtori është në një shkollim pa afat në SHBA, ishte i pashkollë, Helidon Brendo. Doli drejtor i ri dhe shkon direk te zyrat e Ramës. Të gjitha këto tregojnë rolin e mafies në Shqipëri. Vetë Rama po bënë gjithçka të bllokojë hapjen e negociatave në BE”, tha ai.