Zgjedhjet lokale, Berisha: Kemi nisur fushatën, sigurojmë votën e lirë

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një mbledhje me Kryesinë e Partisë Demokratike.

Berisha ka komentuar edhe zgjedhjet lokale që do të mbahen në vend, ku pohoi se PD ka nisur fushatën,

Sakaq shtoi se proceduara duhet të jetë transparente në mënyrë që kandidatët të zgjidhen me votën e lirë.

“Ne si PD kemi fillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. Imagjinoni ju, se çfarë rëndësie jetike kanë procedurat demokratike që bëjmë ne, në një shtet mafioz ku shkelmohet vota, ku partia rivale ka ndaluar votën brenda saj. Këto primare dhe kjo procedurë janë dritë shprese për demokracinë dhe shqiptarët. Mbahen në kushte shumë të vështira, por kanë shpirtin e pluralitetit në vete, kanë fundin e kryetarokracisë. Duhet të bëjmë gjithçka për një procedurë sa më transparente të zgjidhen kandidatet më të mirë me votën e lirë. Grupi i punës po punon”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *