Përçarje brenda partisë/ Grupimi “për PD-në” reagon ashpër ndaj Bashës

Grupimi “për PD” ka reaguar ashpër ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, duke thënë se nuk mund të përdorë institucionet vendimmarrëse si vegla. Grupimi për PD-në ka hedhur akuza në drejtim të kryedemokratit Lulzim Basha, sipas të cilëve po keqpërdor institucionet drejtuese të kësaj force politike. Në një deklaratë për mediat thuhet se anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar nuk janë vartës të kryetarit, por të zgjedhur nga anëtarësia e partisë si përfaqësues të vullnetit të demokratëve dhe jo kryetarit.

“Institucionet kryesore vendimmarrëse të Partisë Demokratike, nuk janë e nuk mund të përdoren si vegla të Kryetarit të Partisë për të diktuar e kufijëzuar ky i fundit drejtimin e debatit te brendshëm.

Rendi i ditës, temat dhe çështjet për diskutim në organet më të larta nuk mund të vendosen njëanshmërisht nga një individ i vetëm, e aq më pak t’u komunikohen këto vendime anëtarëve të nderuar të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, nëpërmjet sekretareve personal të Kryetarit.

Anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar nuk janë vartës të kryetarit, por të zgjedhur nga anëtarësia e partisë si përfaqësues të vullnetit të demokrateve dhe jo Kryetarit”, thuhet në deklaratë.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *