Albano Aleksi duket se është përshtatur menjëherë me ngjyrat bardheblu. I afruar në këtë merkato vere te kampionët, mesfushori ka fituar simpatinë e tifozëve.
Nesër, Tirana përballet me Vllazninë, ndeshje e vlefshme për javën e tretë të Superiores. Para kësaj sfide ka folur vetë Aleksi i cili ka thënë:
“Normalisht është një ndeshje e fortë në fillim të kampionatit, Vllaznia ka qenë gjithmonë në vitet e fundit aty për ta fituar besoj që lojtarët motivohen vetë në këtë ndeshje. Vijmë pas një fitore në Rrogozhinë dhe shpresoj që ta mbyllim siç duhet edhe këtë javë.
Vllaznia? Vllaznia në vitet e fundit ka pasur gjithmonë grupin sepse ka lojtar cilësor. Ne e dimë si luan Vllaznia ka bërë ndryshime me lojtarët dhe trajnerin, por ka ditur të ruaj grupin.
Tirana? Tirana po arrin formën e saj më të mirë. S’kemi pasur fat në Europë, por shpresoj ta kemi në kampionat”, ka përfunduar ai.
Ndeshja Tirana – Vllaznia është programuar të luhet nesër në orën 16:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”.