Rekord në Arabinë Saudite, kapen 46 milionë pilula droge të fshehura në miell

46 milionë pilula amfetamine të fshehura brenda një ngarkese me miell, u kapen nga Autoritetet e Arabisë Saudite .

Forcat e sigurisë ndoqën ngarkesën teksa mbërriti në Riyadh Dry Port dhe u dërgua në një magazinë. 6 sirianë dhe 2 pakistanezë u arrestuan gjatë mësymjes në ndërtesë.

Ky i fundit është një përzierje amfetamine, kafeine dhe mbushës të tjerë të ndryshëm, një nga drogërat më të famshme mes të rinjve në Gjirin Persik.

Arabia Saudite njihet më së shumti për logon captagon, tregtia globale e captagon po zgjerohet me shpejtësi dhe vitin e kaluar u vlerësua me 5.7 miliardë Dollarë .

Sipas studiuesve ,“mërzia dhe kufizimet sociale” si dhe gjetja e lehtë kanë drejtuar përdorimin e captagon në Arabinë Saudite.

Droga është përdorur edhe nga ushtarët në luftën civile në Siri  sepse thuhet që zbeh frikën në fushëbetejë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *