Panairi i Verërave është mbajtur këtë të enjte në Serbi.
Gjatë këtij panairi u prezantua edhe simboli i ‘Ballkanit të Hapur’, ku në logo janë përfshirë gërmat O dhe B , çka nënkupton ‘Open Ballkan’. Ajo çka bie në sy në këtë simbol është ‘shkrirja’ e flamurit të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë në një të vetëm.
Në fund të panairit, liderët u ngjitën në podium për të bërë foton zyrtare ku dhe kanë hapur një shishe të madhe me verë.