E propozoi ministri Manja, ja kush drejtori i ri i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Geraldo Durdaj është emëruar në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, pas propozimit nga ana e Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.

Ministri i Drejtësisë ka bërë prezantimin e drejtorit të ri të ATP, i cili zëvendëson në këtë detyrë  Jonida Baçi e shkarkuar pak muaj më parë.

Kujtojmë se Durdaj së fundmi ka punuar në Drejtorinë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë.

Jonida Baçi u shkarkua pak kohë më parë si drejtuese e Agjencisë së Trajtimit të Pronave si e përfshirë ne dy skema korruptive me ish pronaret.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *