Rregullat e reja për shitjen e pesticideve/ Ministria e Bujqësisë harton planin për vitet 2022-2032

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hedhur për konsultim publik planin e veprimit për mbrojtjen e bimëve për vitet 2022-2032.

Strategjia synon që nga rritja e kontrolleve për të minimizuar shitjen e pesticideve në rrugë të jashtëligjshme, detyrimin për t’u pajisur me certifikatë trajnimi stafi i bizneseve që shesin PMB (produktet mbrojtëse të bimëve).

Sipas dokumentit synohet që numri i kontrolleve zyrtare të rritet 30%, bazuar në planet e veprimit, dhe rritja e efektivitetit të zbulimit dhe eliminimit të praktikave abuzive dhe të paligjshme në shitjen e PMB-ve. Parashikohet të përmirësohet sistemi i testimit laboratorik të cilësisë së PMB-ve në treg. Kapacitetet laboratorike për kryerjen e analizave të mostrave të PMB-ve të disponueshme në treg do të rriten 25%. Në draft theksohet se nga laboratorët e ISUV të mostrave të fruta apo perimeve ka vonesa në kthimin e përgjigjeve. Masa të tjera për mbrojtjen e bimëve do të jenë edhe ndryshimet ligjore për shitjen e pesticideve, çka pritet të ulin deri 25% numrin e rasteve kur subjektet e përfshirë në shitjen e PMB-ve veprojnë në kundërshtim me ligjin.

Konkretisht deri në vitin 2024 do të miratohen rregullore që vendosin procedurat dhe rregullat për kontrollin e pajisjeve të aplikimit PMB në përdorim. Deri në vitin 2027, të gjitha pajisjet me motor për spërkatje dhe deri në vitin 2029 të gjitha pompat e spërkatjes duhet të regjistrohen. Deri në vitin 2032, duhet të jetë verifikuar plotësimi i kritereve teknike dhe funksionimi i të paktën 85% i të gjitha pajisjeve të aplikimit të PMB-ve të përdorura nga përdoruesit profesionistë të PMB ve, me rekomandime për pronarët dhe afate për përmbushjen e tyre. Pajisjet për aplikimin e PMB-ve duhet të kontrollohen të paktën një herë brenda vitit 2025. Pajisjet e reja do të kontrollohen një herë në 5 vjet.

Në Shqipëri importet e PMB-ve (fungicidet, herbicidet etj) në 2020 sipas të dhënave të AKU ishin rreth 8% më pak se 2019. Në draft thuhet se sasia e përdorur e pesticideve është 6-7 herë më e vogël se mesatarja e vendeve të BE-së. Po ashtu sasia e përdorur e pesticideve, sipas Ministrisë së Bujqësisë në vitet 1991-1994 është e ulët se ajo e përdorur para viteve ’90 për shkak të bujqësisë intesive. Sipas të dhënave të FAO në 2018 janë përdorur 442 Ton produkte për mbrojtjen e bimëve, ndërsa në 2015 u përdorën 538 Ton (rret 22% më pak).

Në Evropë, sasitë më të mëdha të PMB-ve të shitura janë herbicidet (42%) dhe më pas fungicidet (39%). Në Shqipëri vendin e parë e zënë fungicidet (67%), të cilat pasohen nga insekticidet (24%) dhe herbicidet (7%).

“Duhet të theksohet gjithashtu se 30% e të gjitha PMB-ve të shitura janë inorganike – PMB squfuri dhe bakri, ose një kombinim i tyre. Për sa i përket strukturës së përdorimit të PMB-ve, është inkurajuese që mbizotërojnë produkte më pak të dëmshme. Më shumë se gjysma e sasisë së fungicideve të përdorura i përkasin PMB- 19 ve me bazë bakri dhe squfuri, më shumë se dy të tretat e herbicideve janë PMB me bazë glifosate”, citohet në raport./monitor

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *