Në Serbi u zhvillua gjatë ditës së sotme “Panairi i Verës” për Ballkanin e Hapur.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç zgjodhi që në kuadër të kësaj ceremonie por edhe si dashamirës i verëstë blejë një arkë me verë shqiptare. Ai refuzoi ta merrte si dhuratë nga vendi ynë dhe preferoi ta blinte, teksa ka dhënë edhe vlerësimet e tij.
“Kjo është diçka që doja të provoja, diçka shqiptare, e pëlqej shumë, është shije e çuditshme dhe duhet të vij në Shqipëri të provojë më shumë”, tha Vuçiç.