1195 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht në Korçë.
Mësohet se drejtuesit e mjeteve drejtonin mjetin jashtë normave të shpejtësisë në rrugë dhe kryenin parakalime të gabuara.
Sakaq janë pezulluar 53 leje drejtimi, pasi shoferët janë kapur në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Policia Rrugore, krahas masave të shtuara për menaxhimin e fluksit gjatë sezonit turistik, vijon kontrollet e pandërprera për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 4 drejtues mjetesh për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, janë pezulluar 53 leje drejtimi, nga të cilat 3 për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit dhe 50 për drejtim të automjetit me shpejtësi tej normës së lejuar.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 1195 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
- 253 masa administrative, për parakalim të gabuar;
- 43 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
- 64 masa administrative, për mospërdorim të rripit të sigurimit;
- 313 masa administrative, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;
- 143 masa administrative, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
- 15 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe
- 364 masa administrative, për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.