Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në Kuçovë. Mësohet se viktima është identifikuar si Miranda Pasho 46-vjeçe.
Burime për median bëjnë me dije se drejtuesi i një motomjeti, Leonard Pasho, 20-vjeç ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurat e rrugës. Për pasojë ka humbur jetën nëna e tij, që ishte pasagjere.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Kuçovë/nformacion paraprak
Ne rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi, shtetasi L.P., 20 vjeç, duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, pasagjerja në motomjet shtetasja M.P., 46 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.